Venera dhe Keleri, prezantues të Top Fest

Edicioni i 10-të i festivalit më të ndjekur të muzikës bashkëkohore shqiptare, ”Top Fest”, do te nisë rrugëtimin e tij këtë të hënë në ekranin e Top-Channel”.
Kjo ngjarje e shumëpritur muzikore do të sjellë për publikun shqiptar shumë performanca të reja, ku nuk do të mungojnë edhe surpizat.
Autor i këtij edicioni do të jetë Ergys Lubonja, të cilit i është besuar edhe regjia e ketij festivali, ku marrin pjese artistë nga të gjitha trojet shqiptare.
”Siç e patë, jemi në përgatitjet e fundit. “Top-Fest” vjen me disa të reja, tre prezantues të rinj që do të zbresin në skenën e “Top Fest”, do sjellim 130 artistë dhe pastaj do të pasohet nga faza e dytë gjysmëfinale, ku përzgjidhen këngët më të mira të edicionit. Finalja do të rezervojë gjithashtu disa surpriza, për vendin ku do të zhvillohet dhe për rëndësinë që do të ketë ky edicion”, thotë Lubonja për TC
Një nga prezantuesit e fazës së parë do të jetë Klea Huta, të cilën publiku e njeh prej pjesemarrjes ne disa prodhime te “Top-Channel”.
Vajzes simpatike do t’i bashkohen ne skene dy prej artisteve me te pelqyer, te edicionit te dyte te the “Voice of Albania”, Keleri dhe Venera.
”Është një ndienjë e bukur, ndienjë që nuk e kam provuar, pasi vij si prezantuese dhe jam shumë e lumtur që u përzgjodha, që më besuan këtë rol kaq të rëndësishëm”, shprehet Venera Lumani, njëra nga tre prezantueset.
”Për mua është një përgjegjësi e madhe, por jam i sigurt që argëtimi nuk do të mungojë. Shpresojmë që të arrijmë më të mirën dhe që gjithçka të shkojë siç duhet”, thotë nga ana e tij Keleri.
”Një eksperiencë e re, me emocione të mëdha, por i japim forcë dhe zemër vetes, për të dalë sa më mirë e faqebardhë përpara publikut”, shton Klea.
Edhe skenografia do të rezervojë të veçantat e saj, pasi ky edicion mbyll një dekadë performancash të arrira në “Top-Fest”. /Indeksonline/