E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katy Perry ribashkohet me John Mayor

Disa javë më parë, Katy Perry deklaroi publikisht se është rikthyer beqare, ndonëse mbetet e dashuruar pas të dashurit të disa muajve, John Mayor.

Lidhja e këngëtares me muzikantin përfundoi në mars, por ndërsa vendosën të darkonin së bashku, Perry e Mayor u dukën gjithçka, përveçse të ndarë gjatë ditës së hënë.

Këngëtarja dhe njeriu i saj i zemrës u panë shumë pranë njëri-tjetrit dhe në kontakt të vazhdueshëm fizik, teksa u bashkuan në ambientet shik të Nju Jorkut.

Veshja e secilit prej tyre ra gjithashtu në sy. Ndërsa John u duk i sofistikuar, me një kostum elegant, Perry ishte gjithashtu tepër fine, me një fustan rozë mëndafshi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›