E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardian Bujupi, kërkohet nga policia gjermane

Këngëtari me origjinë nga Kosova, Ardian Bujupi është përfshirë në një sherr fizik në njërin nga klubet e natës në Gjermani.

Siç raporton gjermanja ‘Bild’, në një klub të Frankfurtit në Gjermani, Ardian Bujupi ka rrahur personin në fjalë deri sa e ka lënë pa ndjenja për toke dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Kur policia ka mbërritur në skenë, pas investigimit të ngjarjes ka lëshuar dhe urdhër arrest për këngëtarin e “Want U Now”, shkruan gazeta gjermane “Bild”.

Mbetet të shihet në ditë në vazhdim se si do të reagoj ish-konkurrenti i ‘Deutche Super Star’, pas këtij incidenti. Ndërsa menaxheri i tij, Krasniqi e ka mohuar, duke thënë se kjo çfarë është shkruar në mediet e huaja, dhe ato vendore nuk është e vërtetë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›