E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaukaz, rusët vrasin katër rebelë

Forcat e policisë ruse kanë vrarë katër persona që dyshoheshin si rebelë islamikë ne Dagestan, republikë ruse ne Kaukazin verior.

Incidenti ndodhi në disktriktin e fshatit Khasaviurt, në një postobllok. Dy makina u ndaluan për kontroll dhe katër personat që ndodheshin në to hapën zjarr.

Policia u kundërpërgjigj duke i vrarë ata. Dagestani dhe i gjithë Kaukazi janë përfshirë nga një seri dhune, pas kthimit të guerriljes islamike në rajonin rus aziatik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›