Norvegji, lejohet mbulimi për policet

Një gjykatë administrative e Norvegjisë e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin e mbajtjes së shamisë islamike për policet.
Vitin e shkuar rasti i një vajze që donte të hynte në polici me vellon islamike kishte detyruar qeverinë që të ndalonte mbajtjen e saj.
Për gjykatën ndalimi bie ndesh me “ligjin mbi lirinë e besimit dhe mundësive të barabarta”.
Megjithatë vendimi i dhënë nuk është detyrues.