Kauza e PS, Kuvendi e diskuton nesër për herë të fundit
TIRANË- Fati i kauzës së Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit do të marrë përgjigje përfundimtare në seancën parlamentare të së hënës. Ndonëse për marrëveshjen janë zhvilluar dy raunde negociatash, të dy kampet por edhe Kuvendi bëjnë të ditur për Neës 24 se diskutimet s’kanë përfunduar dhe fati i tyre vendos edhe zhvillimin apo jo të seancës parlamentare të së nesërmes, e fundit për këtë vit. Ekspertët ligjorë Fatmir Xhafa dhe Damian Gjiknuri nga Partia Soclialiste dhe Ilir Rusmaji, së bashku me Viktor Gumin të zgjedhur nga PD për arrtije e kompromisit gjatë diskutimeve kanë ngecur në të njëjtën pikë si duhet të procedohet me kutitë e materialeve zgjedhore.
Socialsitët këmbëngulin që kutitë e materialeve t’i vihen në dispozicion komisionit hetimor parlamentar dhe të mos dërgohen në arvik ashtu sikundërse e parashikon edhe kodi. Por demokratët këtë e cilësojnë të papranueshme pasi shkelen ligjet dhe kushtetuta e vendit.
(m.a/News24/BalkanWeb)