E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës festë me 300 fëmijë Rama vallëzon me ta

TIRANË- Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me disa shoqata të tjera ka shpërndarë dhurata, si dhe ka organizuar një atmosferë festive për rreth 300 fëmijë në nevojë, që marrin shërbimin e qendra ditore publike dhe jopublike të Tiranës. Në aktivitetin në formën e një shfaqje festive merrte pjesë edhe kreu i bashkisë Edi Rama.

“Unë ju uroj shumë që Viti i Ri të jetë më i mirë për ju, të jetë më i mirë për gjithë fëmijët e Tiranës, por në radhë të parë për ata fëmijë që kanë më shumë nevojë për të tjerët. Ne jemi këtu për ju dhe për të gjithë ata. Ne jemi këtu të gatshëm që të bëhemi miq me shumë e më shumë fëmijë dhe të gatshëm që t’ju shtrijmë dorën e miqësisë dhe dashurisë, të gjithë atyre që duan të shkojnë përpara, të gjithë atyre që duan të mësojnë më shumë, të argëtohen më shumë. Uroj që ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Uroj që në shtëpitë tuaja të keni më shumë gëzim dhe më pak mundime”,- u shpreh Rama.

Fëmijët që frekuentojnë këto qendra sociale vijnë kryesisht nga familje me probleme sociale që lidhen me edukimin, shëndetin, shfrytëzimin e tyre, apo kushtet e vështura të jetesës në familje. Aktiviteti i organizuar mundëson krijimin e një atmosfere festive, ku performuan numra artistikë nga animatorë dhe kllouna, por edhe nga vetë fëmijët, që përshëndetën njëri tjetrin me pjesë të ndryshme artistike, lojra, kërcime dhe vizatime.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bashkia e Tiranës festë me 300 fëmijë, Rama vallëzon me ta FOTO: Foto nga festimet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›