Kavajë, identifikohet 27-vjeçari që u vetëdogj
Kavajë- Policia ka identifikuar personin qe u vetedogj brenda makinës së tij, duke shkaktuar djegie në 90% të trupit.
"Shtetasi tashmë i identifikuar, Veiz Xhani, i datëlindjes 20.12.1981, lindur në Librazhd e banues në Kavajë"- thane burimet policore. Ngjarja ndodhi në fshatin Kryeluz të Kavajës. Forcat e policisë mbërritën me urgjencë në vendin e ngjarjes, ku mësohet se shumë kureshtarë të mbledhur kishin parë skenën e tmerrshme.
“Viktima 27-vjeç fillimisht ka hyrë në ish tunelet e xhenios dhe i ka vënë zjarrin automjtetit të itj”- thanë burimet policore, nisur nga të dhënat paraprake.
Dje, viktima ka mbërritur në Shqipëri, duke hyrë rreth orës 16.55, në kufirin Shqipëtar, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Kashticës me automjetin tip - Nissan me targa Greke AXH 9837.
Mësohet se ne te njejten makine i riu sapo i ka vënë flakën ka hyrë brenda saj. Ata që kanë qenë të pranishëm, kalimtarë të rastit mësohet se i kanë thërritur të dilte, por ai nuk i ka kushtuar fare rëndësi.
Ai është nxjerrë aktualisht nga makina, por është shkrumbuar në pjesën më të madhe të trupit. Ndërkohë një grup hetimor ka nisur hetimet rreth shkaqeve te veteflijimit.