Kavajë, makina përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë.
Një këmbësor është përplasur nga një makinë në momentin kur ishte duke kaluar rrugën.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Krye Luz ndërsa viktimë e aksidentit ka mbetur 45-vjeçari M.Lushaj.
Mësohet se 45-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Kavajës si pasojë e plagëve të rënda.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.