Kavajë, nis dezinsektimi

Pas Shirokës, Programi Kombëtar i Dezinsektimit ka vijuar në zonën bregdetare, pikërisht në Kavajë, tek Mali i Robit.
Ky program i dedikohet tërësisht pastrimit nga mushkonjat në territoret me pushues.
Në Malin e Robit janë rreth 13 hektarë kanale, pellgje, parqe, puseta, ku janë evidentuar larvat apo habitatet të cilat janë të riskuara për prezencën e tyre.
Autoritetet shëndetësore theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit me pushtetin vendor për dezinsektimin edhe të sipërfaqeve që kanë bizneset private, që të garantohet një mjedis sa më i sigurt dhe i shëndetshëm për pushuesit dhe turistët këtë sezon veror.
Ministrja e Shëndetësisë ka nënvizuar se dezinsektimi do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare, laguna dhe parqe, një proces i cili do të vijojë deri në tetor në varësi të kushteve meteorologjike. Monitorimi i vazhdueshëm do të kryhet çdo dy-tre javë, në varësi edhe të situatës.
/ rtsh.al /