Kavajë, protestoi pro Rroshit vdes nga dhuna kavajasi
Të tjera rreth shkrimit /VIDEO Protesta të dielën pas arrestimit të Rroshit /FOTO
KAVAJE- Njëri prej 7 personave të arrestuar të dielën nga policia e Kavajës, pas protestës për lirimin e Elvis Rroshit ndërroi jetë paraditen e sotme. Ruzhdi Aliu, 47 vjeç ishte një nga qindra kavajasit të cilët të dielën e kaluar protestuan para komisariatit të Kavajës për lirimin e Elvis Rroshit pas arrestimit të tij pas incidentit në stadiumin e Kavajës kur po luhej ndeshja Besa- Tirana e vlefshme për Superligën.
47 vjeçari ishte i sëmurë dhe mendohet se dhuna ka rënduar gjendjen e tij shëndetësore. Trupi i 47-vjeçarit Ruzhdi Aliut ndodhet në morgun e qytetit të Kavajës.
Aliu ishte një nga 7 të arrestuarit nga policia ditën e dielë dhe u lirua nga Gjykata të martën pasi arrestimi i tij u cilësua i paligjshëm.
AVOKATI PLARENT NDRECA: KAM INFORMACIONE SE ESHTE DHUNUAR BRENDA NE KOMISARIAT
Avokati i Elvis Rroshit, Plarent Ndreca në një prononcim telefonik për TV A1 REPORT! tha se ka informacion se Aliu ishte dhunuar në ambientet e komisariatit dhe 2-3 herë kishte shkuar për mjekim në spital gjatë kohës kur ka qenë i ndaluar.
“Nga persona që ishin në dhomën e qelisë me Aliun më thanë që është ushtruar dhunë në ambientet e komisariatit nr. 6. Ai ka shkuar 2-3 herë për mjekim në spital gjatë kohës kur ka qenë i ndaluar “
TE ARRESTUARIT ME 10 MARS
Jane arrestuar ne kushtet e flagrances 7 shtetas per konsumim te veprave penale te “Grumbullimit te paligjshem” “Mos bindje nda punonjesve te policise” “Kundershtim te punonjesve te policise”, “mos bindje ndaj punonjesve te policise” :
· Abdulla Mersin Tafa, 47 vjec, banues ne Kavaje,
· Astrit Vesel Veliu, 40 vjec, me detyre shofer prane Bashkise Kavaje
· Osman Isuf Tabaku, 56 vjec, Kryeplak
· Gazmend Nevruz Demrozi, 38 vjec, me detyre Drejtor i Policise Bashkiake, prane Bashkise Kavaje
· Shkelqim Abdurraman Nasufi, 28 vjec, punonjes bashkie,
· Erjald Sokrat Kostrica 31 vjec, me detyre elektricist ne Bashki Kavaje,
· Ruzhdi Fejko Aliu, 47 vjec, banues ne Kavaje.
CFARE NDODHI ME 10 MARS
Gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes së 10 marsit, në qytetin e Kavajës mbizotëroi një situatë e tensionuar. Prej orës 17:00 të datës 10 mars, Kryebashkiaku Elvis Rroshi u mbajt i izoluar në ambientet e komisariatit të Kavajës pas incidentit të ndodhur në stadiumin e këtij qyteti, kur po luhej ndeshja Besa- Tirana e vlefshme për superligën. Trajneri i sport klub Tiranës Nevil Dede kishte bërë një kallzim penal ku thoshte se gjatë pushimit të ndeshjes ishte goditur dhe kërcënuar me jetë nga Elvis Rroshi. Kryebashkiaku u izolua në komisariatin e Kavajës çka ngjalli dhe irritimin e kavajasve të cilët para komisariatit thërrisnin turp. Turp. Vetë Rroshi mohonte kërcënimet ndaj Nevil Dedes dhe e cilësonte arrestimin një inskenim politik nga kryeministri Berisha, i cili me zgjedhjet e 8 majit kishte humbur Kavajën, bastionin e tij. Policia me ndërhyrjen e FNSH shpërndau protestuesit duke ushtruar edhe dhunë. Dy ditë më pas, 12 mars Gjykata vendosi lirimin e kryebashkiakut
të Kavajës Elvis Rroshi pasi nuk gjeti prova bindëse nga prokuroria për “shpullën” ndaj trajnerit të Tiranës, Nevil Dede. U liruan dhe 7 protestuesit e arrestuar, duke e cilësuar ndalimin e tyre të paligjshëm.
vijon...
(Foto: Pamje nga arrestimet pas protestes ne Kavaje, 10 mars)
(sg/shqiptarja.com)