E Diel, 1 Nëntor 2026

Egzona Ademi: Nga “X-Factori”, mora ate qe deshiroja Yllka Selita

Egzona Ademi, vajza nga Kosova e diplomuar per aktrim, e nisi rrugen e kenges si nje konkurrente e talent-shout me te njohur ne Shqiperi, “X-Factor Albania” dhe megjithese nuk mundi te dilte ne finale, ajo arriti qe te bente per vete shume teleshikues qe e mbeshtesnin jave pas jave. Sot, pas pak javesh Egzona tregon ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter”, se ka marre nga ky talent-shou gjithcka qe ka dashur, njeherazi ka marre edhe shume oferta. Menjehere pas eliminimit nga “X-Factor” ajo ka nisur te performoje “live” ne klubet ku luhet muzike, por ne nje fare menyre i vjen keq per Prishtinen, sepse i duket se e ka lane pak pas dore.

Para pak javesh u eliminuat nga “X-Factor Albania”, e parandjeve me pare se mund te ishit ne showdown?

Ne fakt e kisha parandjere, sepse rrethi po ngushtohej dhe cdonjeri nga ne, ishte i rrezikuar qe te dilte ne showdown.

Si u pritet ne Prishtine kur shkuat pas eliminimit tuaj?

Ne Prishtine, shkova nje jave pas eliminimit tim dhe atje qendrova 5 dite. Me priten shume mire dhe akoma pa u shfaqur andej, me duhej te kthehesha ne Tirane dhe me duket se i ka ngelur hatri Prishtines pak me mua.

Cili ishte personi i pare qe takuat?

Nese e keni fjalen per ne Prishtine, personat e pare qe takova, pa dyshim ishin shoqet e mia Rrezja, Dardana dhe Zana, si dhe shoqeria e gjere qe me kishin pergatitur nje feste mireseardhjeje, sepse prinderit i takova qe ne Tirane kur erdhen te me merrnin, bashke dhe vellain tim qe kishte ardhur nga Londra per te me takuar.

Sa ka ndryshuar jeta juaj pas pjesemarrjes ne kete talent-shou?

Normalisht qe me daljen e klipit te pare te audicionit te pare, jeta ime ndryshoi dhe me pas vazhdoi me te tjera ngjarje, deri ne fundin tim ne “X-Factor”. Ate cka desha nga ky talent-shou e mora dhe ju jam mirenjohese te gjithe atyre qe punuan ne kete drejtim, qe u moren me mua dhe me te gjithe konkurrentet e tjere, ne rrugetimin e tyre “X-Factorian”.

A ju kane ardhur kerkesa per te performuar “live” gjate kesaj kohe?

Po me kane ardhur ftesa te ndryshme si ne Kosove, ashtu edhe ne Tirane. Por une kam zgjedhur nje nga klubet me te frekuentuar te Tiranes per te kenduar. Dhe te gjithe fansat e mi mund te me gjejne atje duke kenduar perkrah artisteve te medhenj qe ka skena shqiptare si Era Rusi, Sidrit Bejleri Valon Shehu etj dhe orkestres se mrekullueshme ku pata dhe une fatin te jem pjese dhe te kendoj perkrah tyre.

Cfare ju ka munguar me shume gjate kesaj kohe nga “X-Factori”?

Me kane munguar shume gjera, ne fakt me ka munguar i gjithe spektakli qe quhet “X-Factor”, eshte eksperience e papershkrueshme per ata qe duan te marrin pjese dhe do t’u thosha te gjitheve, mos hezitoni, sepse do te pendoheni.

Meqenese ju sot nuk jeni me konkurrente, mund te na thoni nje emer qe deshironi ta fitoje kete edicion?

Po ne kete moment qe po flas dhe derisa une vete nuk munda ta fitoj, do te doja qe ta fitojne te gjithe, sepse vertet jane zera shume te mire dhe shume te talentuar.

Ju do te merreni me se shumti me kenget tani, apo do t’i riktheheni teatrit?

Muzika dhe Teatri jane dy gjera shume esenciale ne jeten time, qe plotesojne njera tjetren dhe me plotesojne dhe mua. Jane si buka dhe uji per mua, nuk i le dot anash asnjeren nga keto, sepse per te dyja kam shume energji, dashuri dhe do te kem deri ne fund te jetes sime. Me kane dhene shume ne jete dhe nuk do t’i braktis kurre. Shpresoj te kem shendetin dhe te vazhdoj me tutje .

Cilat jane projektet tuaja ne te ardhmen?

Zakonisht nuk bej plane, sepse sa here qe planifikoj dicka, patjeter qe do te deshtoj, sepse kurre gjerat nuk realizohen sic i duam ne, andaj si cdo njeri edhe une i kam ca ide qe dua t’i realizoj ne lidhje me kengen, por per momentin s’dua te tingellojne si klishe dhe them te mbeten surprize, por ju premtoj se kur te vij momenti dhe kur te kem dicka konkrete, do ta bej publike, pasi i detyrohem ketij publiku qe me ka mbeshtetur jave pas jave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›