Kayla Ashley Cole nje mashkull i embel

Në një intervistë për të përditshmen “The Sun”, 23-vjeçarja pranoi se argëtohet nga interesi i madh që kanë treguar mediat për të, në të njëjtën kohë që u shpreh e tërhequr nga finesa e meshkujve britanikë.
”Gjithçka e kalon çdo lloj proporcioni në Angli. Dola disa herë me Ashley-n dhe në gazeta shkruhej se ne do të martoheshim, do të kishim fëmijë apo do të jetonim bashkë. Megjithatë, kjo gjë më argëton”, deklaroi Collins.
”Unë dhe Cole kemi qenë miq që kur u takuam në Los Anxhelos, gjatë verës së fundit. Nuk e kisha idenë se sa futbollist i famshëm ishte në vendin e tij. Unë e njihja vetëm me emër dhe në fakt vonë mësova që ai quhej Ashley Cole.
Pavarësisht gjërave të këqija që kam dëgjuar për të, mund t’iu siguroj se ai është një mashkull shumë i ëmbël dhe prej tij kanë filluar të më tërheqin shumë meshkujt britanikë, të cilët sillen në një mënyrë shumë të sjellshme dhe fine”.