E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kazakistan digjet konsullata siriane

Revolta kundër regjimit sirian të Bashar al-Assad është shtrirë përtej kufijve të Sirisë. Konsullata e Sirisë në Kazakistan është përfshirë nga flakët dhe dy katë të ndërtesës 3-katëshe të saj janë shkrumbuar nga zjarri.

Lajmi konfirmohet nga televizioni shtetëror kazak që shton se flakët kanë përfshirë godinën e konsullatës siriane në qytetin Almaty, e vetmja përfaqësi diplomatike e Sirisë në Kazakistan, pas protestës së qindra personave kundër dhunës në Siri.

Protestuesit goditën me bomba molotov ndërtesën e për pasojë kati i tretë dhe i dytë i saj është djegur plotësisht, bashkë me dokumentet zyrtare që ndodheshin në ndërtesë. Sic njoftojnë autoritetet kazake, fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por SiriaBritania rezolutë për SirinëVullkani i DamaskutSiri, përleshjet trondisin Damaskun vetëm dëme materiale.

Nuk ka asnjë konfirmim nga Damasku zyrtar në lidhje me incidentin në fjalë, por mediat ndërkombëtare thonë se djegia e ndërtesës çoi në mbylljen e misionit diplomatik sirian në Kazakistan dhe nuk dihet nëse do të hapet sërish apo jo.
Siria
Britania rezolutë për Sirinë
Vullkani i Damaskut
Siri, përleshjet trondisin Damaskun

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›