Probleme ne tragetin qe udheton presidenti Topi

Për shkak të furnizimit me cilësi të dobët karburanti në Itali, trageti i
linjës "Adriatika 1", që vjen nga Bari drejt Durrësit, po lundron me
shpejtësi të kufizuar, gjë që ka sjellë vonesa në mbërritjen në destinacion.
Në këtë traget mes pasagjerëve është edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Për shkak të cilësisë së keqe të karburantit, raportohet se janë bllokuar filtrat.
Kreu i shtetit kthehet nga një vizitë zyrtare zhvilluar në Pulia te Italisë, i ftuar nga komuna Celino San Marco. Trageti, i cili duhet të mbërrinte në port në orën 8.00 të mëngjesit, pritet të jetë në Durrës rreth orës 13:30.