E Diel, 1 Nëntor 2026

Kazakistan, ulet me sukses anija kozmike Soyuz

Anija hapësinore Soyuz me tre astronautë në bord është ulur me sukses në stepat e Kazakistanit.

Lajmin e bën të ditur Qëndra e Kontrollit të Misioneve të Rusisë. Amerikani Timothy Creamer, japonezi Soichi Noguchi dhe rusi Oleg Kotov u ulën në afërsi të qytetit Jezkazgan, në veri të Kazakistanit në orën 7:25 me orën lokale.

Ata ishin ngritur nga Toka në muajin dhjetor për t’u bashkuar me pjesëtarët e tjerë të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›