E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kazakistani falënderon Boratin

Shteti të cilin Borat Sagdiyev e nënçmon në filmin “Ngritja Kulturore në Amerikë, me qëllim të Përfitimit të Kombit të Famshëm të Kazakistanit”, Ka falënderuar komikun Sacha Baron Cohen për filmin e tij.

Në fakt, para gjashtë viteve Cohen kishte “zemëruar seriozisht” popullatën e Kazakistanit, meqenëse në film e kishte portretizuar si incestioidë dhe si të pagdhendur. Si pasojë, distribuimi i filmit në Kazakistani ishte ndaluar, ndërsa pushteti i atjeshëm kishte bllokuar qasjen në web-faqen e Sacha Baron Cohen.

Gjithë kjo duket se tashmë është harruar, sepse këtë javë Cohen mori një letër zyrtare nga pushtetarët e Kazakistanit, në të cilën i shprehin falënderimin e tyre për popullarizimin e madh të këtij shteti nëpërmjet filmit që dikur e urrenin.

"E falënderojmë Boratin për gjithçka që ka bërë për vendin tonë. Që prej daljes së filmit të tij, numri i vizave turistike që po i lëshojmë është dhjetëfishuar”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Yerzhan Kazikhanov.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›