E Diel, 1 Nëntor 2026

Kazakistani zhvillon zgjedhjet parlamentare

Në Kazakistan është duke u votuar për zgjedhjet parlamentare, që mendohet se do ta shtyjnë vendin larg traditës së sistemit një partiak.
Sipas mediave ndërkombëtare të paktën një nga gjashtë partitë që po e sfidojnë partinë në pushtet, Nur Otan, të presidentit Nursultan Nazarbaev, e ka mëse të garantuar hyrjen me 107 vende në Dhomën e ulët të parlamentit, edhe nëse dështon ta kalojë pragun e 7 përqindëshit.
Këto ndryshime në ligjin për zgjedhje ishin bërë pas kryengritjeve vdekjeprurëse në rajonin perëndimor të vendit, për shkak të sundimit autoritar prej dy dekadash të Nazarbaevit.
Votimi raportohet të ketë qenë i qetë në qytetin perëndimor të Zhanaozenit, qendrës ku shpërtheu kryengritja e fundit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›