E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Mun: Presidenti sirian të ndalë vrasjet

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun i ka bërë thirrje presidentit të Sirisë që ta ndalojë gjakderdhjen e vazhdueshme në vendin e tij dhe tha se “rendi i vjetër” i sundimit të një familjeje, ka mbaruar në Lindjen e Mesme.

Duke folur në një konferencë arabe për demokracinë botërore në Bejrut, Ban ka kërkuar nga presidenti Bashar al-Asad që ta ndalojë vrasjen e njerëzve të tij, duke shtuar se rruga e shtypjes nuk çon asgjëkundi.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 5000 persona janë vrarë që nga fillimi i protestave anti-qeveritare në Siri para më shumë se 10 muajsh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›