E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaziaj: Ja “strategjia” që duhet të ndiqte opozita për të ardhur në pushtet

Avokati Altin Kaziaj tha se opozita, nëse do të dëshironte të fitonte zgjedhjet e 11 majit, duhet të ishte bashkuar me forcat e reja.

I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, Kaziaj u shpreh se në çdo zgjedhje, situata po vjen duke u përkeqësuar.

Avokati deklaroi se nuk e priste një rezultat kaq të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si tu duk rezultati. Ishte i pritshëm?

Kaziaj: Një rezultat kaq i thellë, se prisja. Tre mandate të shterojnë, vetëm në Shqipëri ndodh kjo që merr edhe të katërtin. U përdor edhe  vota e diasporës. Një pjesë e madhe e administratës shtetërore ka shkuar jashtë, kanë hapur zyra atje. Administrata shtetërore paguhet nga taksat tona dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet. Kjo qeveri ka krijuar mekanizma për të ruajtur pushtetin e vet. PD, nëse donte të vinte në pushtet, duhej të kishte bërë një pakt me forcat e reja. Çdo zgjedhje ka sjellë përkeqësim të lirisë së votës. Rama tund pasaportën evropiane, ndërkohë që 1/3 e shqiptarëve janë larguar pa pasaportë.

Borakaj: Si u duk raporti i OSBE/ODIHR?

Kaziaj: Duhet të saktësohet që në raportet e tyre nuk preken nivelet e krimit mafioz. Ata merren me intimidimet që bëjnë personat e veshur me pushtet, me pabarazinë. Raportet nuk janë marrë asnjëherë seriozisht nga kjo qeveri.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›