Serbia mbështet Greqinë në konfliktin për emrin e Maqedonisë
Serbia mbështetë qëndrimin e Greqisë në kontestin për emrin e Maqedonisë, për të cilin konsideron se është i arsyeshëm, i baraspeshuar dhe racional. Deklarata është dhënë nga ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç, pas takimit në Beograd me ushtruesin e detyrës si ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Drucas. Jeremiç tha se Serbia ka mirëkuptim për qëndrimin e Greqisë lidhur me çështjen e emrit të shtetit, kryeqytet i të cilit është Shkupi, duke marrë parasysh se kjo është çështje shumë delikate, transmetoi agjencia Fonet. Ministri grek në kuadër të turneut ballkanik do të zhvillojë vizita edhe në Malin të Zi, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Shqipëri. Drucas theksoi se Ballkani dhe Serbia, janë "pjesë e familjes europiane", që është edhe arsyeja se përse qeveria greke propozoi një nismë të quajtur Axhenda 2014, një vit, kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian. Ai tha se Greqia do që të ketë një rol drejtues në Ballkan dhe do të mbështesë të gjitha vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor në BE