Ke$ha ‘i’a gjuan’ presidentit Obama

Me rastin e ceremonisë së betimit të presidentit të SHBA-ve, Barack Obamas për mandatin e tij të dytë në krye të shtetit, koncertit festiv i’u bashkuan shumë yje të muzikës e ndër do, edhe këngëtarja kontroverse, KeSha.
Si shumica, edhe ajo kishte zgjedhur ti përshtatej eventit në fjalë duke u veshur me simbole të shtetit amerikan.
Ndërkaq, teksa po performonte hitin e saj,’Your love is my drug’ Ke$ha shfrytëzoi rastin për të kërkuar të dashur e deklarata e saj doli të jetë pak e çuditshme sepse u duk se i’a dedikoi presidentit Obama.
“Jam në kërkim të një të dashuri apo një të dashure. Kënga që vjen ka të bëjë me dashurinë andaj këtë këngë i’a dedikojë presidentit Obama sepse unë e dua atë”, ka thënë ndër të tjerash ajo./Indeksonline/