E Hënë, 2 Nëntor 2026

Keir Starmer: Nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve me Ukrainën, Putin duhet të paguajë çmimin

“Nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve me Ukrainën, Putin duhet të paguajë çmimin”, kështu ka deklaruar kryeministri britanik Keir Starmer në fjalën e tij në seancën plenare të Samitit të 6 të Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Tiranë.

Starmer u shpreh se sfida më urgjente sot është sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ai theksoi se armëpushimi është jashtëzakonisht i nevojshëm, ndërsa shtoi se nëse një gjë e tillë nuk arrihet, nevojitet vendosja e sanksione ndaj Rusisë.

“Të garantojmë argumentin e mbështetur nga Trump për një armëpushim të pakushtëzuar dhe se Putin duhet të vijë në tryezë për ta diskutuar këtë gjë.

Tani që kemi nxjerrë këtë ultimatum, duhet të jemi të përgatitur për ta ndjekur deri në fund.

Nëse Rusia nuk do të ulet në këtë tryezë bisedimesh, Putin duhet të paguajë çmimin. Ajo që ndodhi dje, provë e mëtejshme se Putin se ka seriozisht paqen. Rusia po luan lojëra, ndërkohë që Ukraina ka dëshmuar se është pala e paqes dhe udhëheqjes.

Ky armëpushim është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe të vendosim sanksione ndaj Rusisë nëse është e nevojshme. Britania është gati të luaj rolin e vetë dhe kjo nënkupton rritjen e shpenzimeve ushtarake deri në 2.5% të PBB deri në 2027 me ambicien për të arritur në 3% deri parlamentin tjetër.

Po punojmë intensivisht që së bashku të arrijmë një zhvendosje brezash për këtë industri mbrojtje e për çdo kërcënim që minon sigurinë tonë’, tha Starmer.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›