E Hënë, 2 Nëntor 2026

Merz në Tiranë: SHBA nuk duhet ta humbasim si aleate. Shpenzimet ushtarake duhet të jenë më efektive

Kancelari gjerman Friedrich Merz theksoi se Evropa po përballet me një sfidë të paprecedentë që nga dekadat e fundit: luftën në Ukrainë. Nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Merz shtoi se roli i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm për paqen dhe lirinë në kontinentin evropian.  

“Në kontinentin tonë kemi një sfidë që se kemi parë për disa dekada. Lufta në Ukrainë nuk është një luftë vetëm kundër këtij vendi, por është një gjë e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe Evropës. Përpjekjet tona kanë treguar një sukses shumë të vogël diplomatik. Fakti që ato po takohen, është një sinjal i vogël, por i fortë. Duhet të bëjmë edhe më shumë  në përpjekjet diplomatike, por edhe të forcojmë mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën. Duhet të bëjmë çdo përpjeke që amerikanit t’i kemi në anët tonë. Nuk mund ta zëvendësojmë kurrsesi SHBA-në, për ato që bëjnë në kontinentin tonë, për paqen dhe lirinë tonë”, tha Merz.

Merz foli gjithashtu për nevojën që rritja e shpenzimeve ushtarake të mos jetë thjesht çështje fondesh, por e efikasitetit. Kancelari gjerman nënvizoi se bashkëpunimi është prova më e mirë se demokracitë evropiane janë të forta përballë sfidave.

“Ne jemi të gatshëm të rrisim shpenzimet ushtarake por të mos flasim vetëm për paratë por edhe për efikasitetin e sistemeve. Ne nuk po marrim mjaftueshmërisht materiale për paratë që po shpenzojmë. Shpenzimi i parave te këto sisteme që janë tejet te shumta, te prokurimet kjo nuk mjafton. Gjermania është e gatshme që të tregojë që të kemi efikasitet, prokurime më të mira dhe bashkëpunim më të mirë. Kur ne zgjidhim problemet së bashku tregojmë se demokracitë dhe qeveritë tona janë të forta dhe të bashkuara ndaj sfidave”, tha Merz.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›