E Martë, 3 Nëntor 2026

Kejn dëshiron Dajer në Mynih, Bajerni bën gati ofertën për Totenhem

Erik Dajer shumë shpejt mund të bëhet një lojtar i Bajernit të Mynihut. Mesfushori britanik do t’i kushtojë arkave të klubit bavarez rreth 5 milionë euro.

Në Mynih, Dajer ka dy admirues. Tomas Tuhel e vlerëson shumë mesfushorin për aftësinë e tij të përshtatjes edhe në rolin e qendërmbrojtësit. Siç dihet Bajerni prej kohësh monitoron tregun e lojtarëve pasi kërkon të mbulojë më mirë mesfushën dhe mbrojtjen.

Një tjetër “sponsor” i rëndësishëm i kësaj tratative është edhe Herri Kejn. Sulmuesi i Bajernit ka këshilluar drejtuesit e klubit që të afrojnë Dajer pasi sipas tij ai ka cilësitë e lojtarit, i cili do të ndihmonte klubin për të arritur objektivët e mëdhenj sezonal. Nuk është një sekret fakti se Kejn dhe Dajer janë shumë miq.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›