E Martë, 3 Nëntor 2026

Kejn, “sinonimi” i golit dhe i… rekordeve

Herri Kejn është një uragan dhe si i tillë nuk ndalet në fushat e lojës. Sulmuesi anglez i Bajernit ka shfrytëzuar një tjetër ndeshje për të shkruar një tjetër faqe të lavdishme në historinë e Bundesligës.

Në ndeshjen kundër Këlnit, me golin e vetëm të shënuar, Kejn ka dërguar në 18 numrin e golave në kampionat. Askush më parë në historinë e kompeticionit nuk kishte mundur të shënonte kaq shumë në vetëm 12 duele.

Për 30-vjeçarin nata ka qenë magjike edhe për shkak se ka mundur të kalojë bashkëkombësit e tij për numrin e golave të rrealizuar në një edicion të vetëm të kampionatit gjerman.

Kejnit i kanë mjaftuar 12 ndeshje për të kaluar Xhud Belingham, i cili në sezonin 2019-2020 mbylli sezonin me 17 gola të rrealizuar. Me këto shifra ka mbylur sezonin 1978-1979 edhe Kevin Kigan, i cili ka lënë gjurmë në Bundesligë me fanellën e Hamburgut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›