Maqedoni e Veriut, nëpunësit e gjykatave dhe shërbimit të prokurorisë publike protestojnë duke kërkuar rritje pagash

Nëpunësit e gjykatave dhe shërbimit të prokurorisë publike të Maqedonsë së Veriut kanë mbajtur të premten një protestë ku kërkuan rritjen me 78 përqind të pagave dhe kthimin në fuqi të shtesave mbi paga. Ata thanë se rritja e pagave të tyre parashikuar nga marrëveshja kolektive u pezullua në mars të këtij viti për shkak të mungesës së financave që rezultoi nga ngritja e pagave të gjyqtarëve.
Në protestën e së premtes, sindikata e këshillit gjyqsor paralajmëroi me veprime më radikale nga ana e tyre pas mbarimit në muajin dhjetor të afatit të negociatave për zgjidhjen e paqtë të mosmarrëvshjeve. Nëpunësit kërkojnë që pagat t’iu rritën me 78 përqind, aq sa iu janë rritur edhe gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.
Sipas sindikatës, shtesat mbi pagat nuk po paguhen pavarësisht se ato ishin aprashikuar në buxhetin e këtij viti. Nëpunësit ndërkohë i bënë thirrje Ministrisë së Financave, qeverisë dhe parlamentit, ku po diskutohet buxheti i vitit të ardhshëm, që të gjejnë paratë dhe t’i japin administratës gjyqsore dhe asaj publike atë që i takon.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /