E Martë, 3 Nëntor 2026

Keli zbulon historinë e Kuranit të Çiljetës, batuta e Albanos: Kjo tregon çfarë njeriu ke qenë

Ferma VIP është e mbushur me surpriza dhe emocione të veçanta mbrëmjen e sotme. Pas surprizës që ju bë me djemtë Çiljetës, opinionisti Enkel Demi ka treguar edhe një histori tjetër për këngëtaren e dashur të shqiptarëve.

Ai ka rrëfyer se kur e ka ftuar për herë të parë Çiljetën në studio në vitin 2003, ajo i ka treguar një Kuran të vogël.

Pas këtij rrëfimi Çiljeta ka treguar edhe historinë e atij Kurani të cilin e kishte marrë dhuratë nga shoqja e saj që në moshën 13-vjeçare.

Por pavarësisht këtij momenti serioz, nuk kishte si të mos mungonte dhe batuta e Albanos, i cili si në çdo Prime “hedh e pret” me Enkel Demin.

Pjesë nga diskutimi:

Kel Demi: Unë Çiljetën e njoh shumë herët. Kur e kam marrë për herë të parë në studio diku në 2003-in, ajo nxori nga çanta një Kuran të vogël.

Çiljeta: E kam akoma. Është Kurani që kam marrë nga shoqja ime Fjona. Kam qenë 13-vjeçe kur kam qenë në Xhami, dhe ajo më bëri një dhuratë, dhe unë e mbaja si fatsjellëse.

Albano: Fakti që një fëmijë 15-vjeç i tregon Kuranin Kelit, kjo tregon shumë për Kelin.

Kel Demi: Po pse e ke lidhur kalin tek unë o njeri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›