E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kemi Badenoch liderja e re e Partisë Konservatore në Angli, Basha: Arritje e jashtëzakonshme

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Kryetari i grupimit PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar Kemi Badenoch për zgjedhjen e saj si liderja e re e Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar.

Me anë të një postimi në X, Basha shkruan se kjo është një arritje e jashtëzakonshme, dhe se pret një partneritet të fortë për sfidat dhe qëllimet e përbashkëta.

“Urime, Kemi Badenoch, për zgjedhjen si liderja e re e Partisë Konservatore! Kjo është një arritje e jashtëzakonshme, dhe presim të ndërtojmë një partneritet të fortë teksa punojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta dhe për të promovuar qëllimet dhe vlerat që bashkëndajmë”- shkruan Basha.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›