E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Kemi një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avcanuara në Evropë”, Rama jep lajmin: Jemi duke punuar për kartën elektronike të identitetit sipas standardeve të BE-së!

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë i pranishëm në në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike.

Për herë të parë, Rama bëri me dije se po punohet për kartën elektronike të identitetit, në përputhje me standardet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se vendi ka përballuar me sukses sulme të shumta kibernetike, përfshirë dhe një sulm të madh nga Irani, duke e cilësuar Shqipërinë si një nga vendet me mbrojtjen kibernetike më të avancuar në Evropë.

Rama: Ne jemi duke punuar për kartën elektronike të identitetit, që është e gjitha sipas standardeve të përcaktuar nga BE për kartën elektronike të identitetit që BE do të fusë në funksion. Ne i kemi marrë parametrat dhe jemi duke punuar për të. Fillimisht do të shërbejë si kartë identiteti këtu në Shqipëri. Të gjithë besoj e dinë, e mbajnë mend që ne jemi sulmuar nga Irani në një përpjekje për të na fshirë gjithçka që kemi ndërtuar në këto tre vjet.

Kemi qenë në fije të perit. Irani nuk është një hacker i lehtë është një nga fuqitë më të mëdha të terrorit dixhital, e kemi zbrapsur sulmin pa dëme të mëdha dhe dua t’iu informoj që vitin e kaluar kemi pasur 42 sulme serioze. Një vit përpara në 2023 kemi pasur 63 sulme serioze. Ju nuk dini asgjë për këto, për një aryse shumë të thjeshtë se sulme që zbrapsen nuk bëjnë lajm. Kemi një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avcanuara në Evropë./vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›