Kenan Imirzalioglu hap zemrën

Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu , i njohur tek publiku shqiptar per rolet e Mehmet Kosova dhe Ezel, i është futur edhe biznesit të turizmit. Kenan ka bërë disa rinovime në ndërtimin e një hoteli të tij në Talimhane, ndërsa mësohet se ai nuk do të ndalet me kaq në blerjen e patundshmërive.
Duke folur per mediat turke, ai ka hapur zemrën e tij për lexuesit, duke treguar diçka më shumë nga jeta dhe personaliteti i tij:
Heroi i preferuar: Fëmijë i kam dashur të gjitha karakteret, por unë kam ëndërruar gjithmonë që të jem një superman.
Hobi: Rregullimi i kopshtit dhe mirëmbajtja e luleve.
Vesi: Çaji dhe duhani, nuk mund ta imagjinoj jetën pa to.
Numri i kostumit: 52
Numri i këpucëve: 46
Vëllai: Dervishi.
Motra: Jasmini.
Grupet e preferuara: Iron Maiden, Metallica, Sepultura …
Horoskopi: Binjakët (18 qershor 1974).
Aktori i preferuar: Jack Nicholson
Shërbimi ushtarak: Në vitin 2008 në Edirne kam qenë pjesë e brigadës së mekanizuar këmbësorike.
Një kujtim trishtues: Kur qeni im i fëmijërisë është shtypur nga një traktor, ai imazh nuk do të fshihet nga kujtesa ime asnjëherë. /Indeksonline/