E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Kënaqu për herë të fundit se te Erioni do përfundosh”/ Spiropali përplaset me Berishën: Mos përfito që jam këtu lart, se ta ktheja përgjigjen ndryshe

Gjatë seancës plenare, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, i ka ndërprerë fjalën kreut të PD-së Sali Berisha, pasi i kishte përfunduar minutazhi.

Ka qenë Albana Vokshi që i ka dhënë 10 minutat e saj, Berishës, dhe për këtë kreu demokrat i është drejtuar Spiropalit duke i thënë të kënaqet për herë të fundit, duke shtuar se do të përfundojë si Erion Veliaj, pas hekurave.

Në përgjigje Spiropali i tha se nëse nuk do të kishte qenë kryetare e Kuvendit, do të kishte folur ndryshe.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Përfundoni zoti Berisha

Berisha: Më lejoni pra, është radha jonë.

Spiropali: Ka mbaruar koha? E Albana Vokshit?

Berisha: U kanqe që nuk flet Albana Vokshi. Kënaqu për herë të fundit, se te Erioni do shkosh.

Spiropali: Mos përfito që jam këtu lart, se ta ktheja përgjigjen ndryshe. Po të jap kohën, mos abuzp

Berisha: Elisa, pëllumbesha, më lër të flas tani, mos mi merr minutat. Mos më ndërhy më se nuk ke për të më ndërhyrë. Je një delinkuente

Spiropali: Përfundo fjalën, boll me atë gjuhë.

Berisha: Mos ndërhy pra

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›