“Këneta, shpifaraku më i madh”/ Rama: Ëngjëll Agaçi ndodhet për kurim në Itali, si qëndron e vërteta

Kryeministri Edi Rama thotë se Sekretari i Kryeminsitrisë, Ëngjëll Agaçi ndodhet në Itali për kurim dhe e quan Sali Berishën, shpifarakun më të madh që ka lindur toka shqiptare.
Përmes një video-mesazhi në Facebook, Rama u shpreh se këneta është përballë një thatësire të madhe dhe 11 maji do jetë përvëlues për të.
“Kam nevojë të ndaj diçka revoltuese me ju. Këneta është përballë një thatësire të madhe dhe kjo është shumë e qartë. Maji do të jetë përvëlues për të dhe bufi i kënetës politike dhe mediatike, e di këtë më mirë se kushdo tjetër. Por llumi helmues i kënetës, e asaj që ka mbetur nga ajo që lindi si partia europiane e shqiptarëve, do të mbiprodhohet deri në ditën çliruese të 11 majit, do të shqetësojnë dynjanë me shpifje, sajesa që do shkojnë në nivel të ri. Prej ditësh, këneta ka marrë peng Ëngjëll Agaçin, e shpalli sekretarin e Kryeministrisë, person të kërkuar nga drejtësia. Agaçi i përket ajkës së juristëve shqiptarë. Është vlerësuar edhe me medalje nderi nga presidenti italian. Para pak kohësh u nis në Itali për arsye domethënëse shëndetësore, si pasojë e bllokimit të arterieve koronare, u operua në zemër. Pas operacionit, pati dalje të mushkrive nga funksioni, kjo imponoi gutjen në aparaturëne frymëmarrjes së drejtuar. Ai vazhdon të jetë nënmbikëqyrjen e tyre. E hatashme megjithëse Kryeministria ka bërë njoftim publik, i sëmuri që lufton jetën, është bërë mish për qoftet e klubeve të natës, ekran më ekran këtu. Një katran me bojë si shpifiraraku më i madh që ka lindur toka shqiptare”, theksoi ai./abcnews.al