“Këneta theri ‘gjelin’ e Peqinit”, Rama në Elbasan: Dashi fitoi primaret dhe nuk është në asnjë vend

ELBASAN- Kryeministri i vendit Edi Rama nga Elbasani, u shpreh se Partia Demokratike i largoi të gjithë ata që fituan procesin e primareve dhe kjo sipas tij është tallje e madhe me votuesit.
Ai u ndal konkretit te rasti i Dashnor Sulës, i cili fitoi primaret, por në fund u la jashtë listave të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas tij, Dashnor Sulën e “therën politikisht” duke e lënë në hije kontributin e tij në PD.
“A mund të më thotë dikush ç’duhet të bëjnë qytetarët e Elbasanit me këtë tallje të madhe. Ky shesh është dëshmitar i therjes së gjelit të Peqinit. Fluturoi “nolt”, fitoi primaret Dashi dhe nuk është në asnjë vend, e hëngrën e therën. Dashi nuk është zog kënete, ka 7 shpirtra”, tha ai./abcnews.al