Kënga "Fenix" thyen rekorde

Kënga “Fenix” e Tunës në bashkëpunim me “Cozman” po thyen shumë rekorde në klikime në “You tube”.
Ka tetë ditë që është publikuar kjo këngë, kurse deri tani i ka rreth 1.6 milion klikime. Mirëpo, ajo që tërheq më shumë te ky klip dhe këngë është refreni i Tunës “Zogu më i mirë i krejtve”, ku ajo i këndon organit të saj gjenital.
Edhe klipi i Tunës është shumë i nxehtë me poza që shihen në filma erotikë. Duket se Tuna tanimë i këndon pa shumë drojë ‘zogut’, të saj, për të cilin duket se paska një dashuri të madhe.
Në këtë këngë Tuna ka bashkëpunuar me “Cozman”, për të cilën tash e një kohë të gjatë flitet se është në lidhje dashurie. /Indeksonline/