Rihanna dhe Cara “kombinim fatal”

Rihanna dhe Cara Delevingne duket se “ e dhënë maksimumin” kur janë së bashku. Ato njihen për takimet e tyre dhe festat që përfundojnë në orët e hershme të mëngjesit.
Shpesh herë është spekuluar se bukuroshja nga Barbadosi po ndikon keq në 20 vjeçaren por sipas burimeve që të dyja janë njësoj “të këqija”.
“Të gjithë mendojnë se Rihanna ndikon negativisht te Cara Delevigne por e vërteta është se, së bashku ato janë “kombinim fatal”, ka thënë një burim për revistën britanike “Heat”.
Kohë më parë 25 vjeçarja ishte vonuar disa orë për koncertin në in Birmingham, pasi ajo la një klub nate të Londrës së bashku me Cara në orët e hershme të mëngjesit./Indeksonline/