E Martë, 3 Nëntor 2026

Këngë dhe valle popullore në muze, atmosferë elektrizuese nga “Ansambli Kombëtar” në Elbasan

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore e ndali turin e saj artistik në qytetin e Elbasanit. Artistët e Ansamblit përformuan pranë muzeut etnografik një program të larmishëm të këngëve e valleve tradicionale, për qytetarë dhe turistët vendas e të huaj.

Aktivitetit ka për qëllim të promovojë vlerat e jashtëzakonshme të folklorit shqiptar dhe të trashëgimisë sonë kulturore, si dhe ti japi të tjera ngjyra sezonit turistik.

“Është një program i larmishëm kemi muzikë dhe valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë, Veriu, Shqipëria e Mesme dhe Jugu për të kënaqur sa më shumë publikun”, u shpreh Sokol Marsi, Drejtori i Ansamblit Shtetëror.

Elbasani është një qytet i lidhur ngushtë me motivet popullore. Dëshmi e saj janë këngët e Isuf Myzyrit të cilët kanë frymëzuar edhe brezat e rinj.

Turneu i  Ansamblit  të Këngëve dhe Valleve Popullore do të vijojë rrugëtimin e tij në qytete të tjera të Shqipërisë. Ky është viti i dytë i këtij eventi, por risi e këtij viti janë përformancat në ambiente të hapura.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›