E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngë të reja

Nga Express më 19 prill 2011 në ora 10:33

21
Adele

Adele gjithmonë ka treguar dashurinë e saj për prodhime në hip-hop, por jo në këtë rast, sepse hiti i saj më i ri “21” s’ka qenë i pari në top-listat e Britanisë së madhe, përderisa kënga ka elemente të përziera të blues dhe rok. Qëkurse e paraqiti këngën e saj në blogun e vet, Adele ishte bërë një hit, sidomos për videon e kësaj këngë që ka edhe elemente bardh e zi. “Adhuruesit ishin të lumtur për këtë gjë. Për mua kjo këngë është shumë zbavitëse”, tha ajo. Kënga nuk është zbavitëse vetëm për të, por edhe për shumë fansa të saj që e rendisin në vendin e parë për këtë javë.

The King Of Limbs
Radiohead

Radiohead u kanë dhënë fund thashethemeve që thoshin se kanë incizuar një këngë të re dhe kjo ishte pikërisht kënga e tyre e fundit “The King of Limbs’. “Qëllimi ynë është që në këngët tona të reja të sjellim diçka të freskët”, tha kitaristi i grupit Ed O’Brien. Interesante ishte se gjatë incizimit të albumit të tyre të fundit, rok-grupi Radiohead kishin shkëmbyer edhe ide konspirative me adhurues. Pikërisht këtu vlerësohet edhe suksesi i këtij albumi. “The Kind of Limbs, TKOL1.

American Tragedy
Hollywood Undead

Duket se grupi “Hollywood Undead” nuk kanë të ndalur me talljet e tyre, sidomos në albumin dhe këngën e tyre më të re “American Tragedy”. Realisht ky hit u shërben shumë atyre sepse pas debutimit, albumi i tyre pati një shitje të madh, duke filluar edhe me albumin “Swan Songs 2”, përderisa albumi i ri i Hollywood Undead është i ndërtuar me një errësirë më të thellë dhe tejkalon idetë e përmasave të një grupi të zakonshëm.

Rolling Papers
Wiz Khalifa

Wiz Khalifa është debutimi i vetëm i reperëve në këtë javë në Billboard, sepse arriti të shesë 197 000 kopje në javën e parë të debutimit të albumit të tij në Billboard. Për Wiz ky sukses vjen i ëmbël si “sheqeri” sepse ka krijuar tani disa hite edhe në bashkëpunim me reperë, por ky i fundit është më i veçantë. Me një shije të veçantë të Wiz’it ju lëmë deri në javën tjetër ku paraqesim hitet dhe këngët më të suksesshme që vinë deri atëherë, bashkë me Busta Rhymes që vjen në Prishtinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›