Caktohen gjysmëfinalistët e Kupës
Nga Express më 19 prill 2011 në ora 20:07
Të martën në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës.
Fituesi i këtij trofeu në edicionin e kaluar, Lira do të ketë punë mjaftë të vështirë, pasi për të kaluar në finale duhet ta eliminoj njërën prej skuadrave më cilësore në vend, Besën nga Peja.
Më lehtë për të mbërri në finale e ka Prishtina, e cila në gjysmëfinale do të përballet me ekipin e Ligës së Parë, Gjilanin. Ndeshjet e para gjysmëfinale mes Lirisë e Besës dhe Gjilanit e Prishtinës do të zhvillohen më 27 prill, kurse ndeshjet e kthimit do të luhen më 11 maj.