E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxirren jashtë mjekët e shërbimit të sëmundjeve profesionale te Nënë Tereza

Shpresa Mezini

Transferimi 

QSUT - Qendra Spitalore Universitare Nene TerezaShërbimi i sëmundjeve profesionale mbeten pa ambiente. Mjekët prej dy ditësh i presin pacientët e tyre në oborrin e spitalit francez, godinë në të cilën u vendos prej 8 vitesh ky shërbim.

Niko Pecani, mjek pranë shërbimit të sëmundjeve profesionale pret në oborr të shërbimit pacientët e tij, pas urdhrit të Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza për tu larguar nga ambientet e spitalit francez.

Mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor sipas shkresës së drejtorisë nuk i kanë më tri dhomat në ambientet e spitalit francez. Pacientët i vizitojnë ku të munden deri në stabilizimin e plotë të punës dhe përcaktimit të vendit definitiv ku do të qëndrojë ky shërbim.

Mjekëve, infermierëve dhe personelit plotësues u është thënë se ambientet ku ka qëndruar deri tani shërbimi i sëmundjeve profesionale do të transferohen në mjediset e ish-kirurgjisë së vjetër. Stafi i këtij shërbimi të themeluar që në vitet 70 shprehet se përveçse ambientet atje janë të amortizuara, asnjë zyrë nuk është vënë në shërbim të tyre.

Nxirren jashtë mjekët e shërbimit të sëmundjeve profesionale te Nënë Tereza burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›