Këngët e veçanta për Norën

Nora Istrefi, e cila ka ka filluar karrierën e saj muzikore në moshën 18 vjeçare, tani është ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Këngët e saj i ka përfshirë në dy albume, “Opium” dhe “Engjëll”, të cilat janë bërë të suksesshme duke u shitur në Kosovë, Shqipëri e diasporë.
Nga të gjitha këngët solo dhe bashkëpunimet e bëra ndër vite, Nora ka disa që i pëlqejnë më shumë.
"Është shumë e vështirë të zgjedh këngën më të veçantë. Çdo këngë dhe bashkëpunim e kam shumë për zemër, por do të veçoja këngën më të fundit “Big love”, e cila është shume "trendy", këngën “Dy shokë”, dhe “Asnje zë”, e cila është në bashkëpunim me Mc Kreshën,'' ka thënë ajo për mediat shqiptare.