E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngëtarët lirikë, Koncert Gala për Nënë Terezën

Nis java e aktiviteteve për 100-vjetorin e bamirëses shqiptare


Java e aktiviteteve kushtuar 100-vjetorit të Nënë Terezës, nis sonte në Durrës. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nën kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha, organizon në amfiteatrin e lashtë romak, ora 20.00, Koncertin Gala të këngëtarëve lirikë shqiptarë që vijnë nga vende të ndryshme të botës për këtë rast.


Janë: tenori Adrian Xhema që vjen nga Gjermania; baritoni Gëzim Myshketa vjen nga Italia; tenori i Teatrit të Operës dhe Baletit Armaldo Kllogjeri. Të katër nën udhëheqjen artistike të Burhan Spahiut dhe dirigjimin e Petrika Afezollit.
Me pjesëmarrjen edhe të Grupit të Solistëve operistikë, studentë dhe ish-studentë të pedagogut Spahiu, nën shoqërinë e Orkestrës Simfonike të Durrësit.


Në program: "Për ty atdhe" i Pjetër Gacit, "Të falem i bukri Durrës", "Dëbora zbardhi malet" këngë popullore korçare, "Margjelo" e P. Jakovës, "Ave Maria" e F. Schubert, arie nga opera të Verdit, Puccinit, Rossinit, orkestrale nga J. Straus etj. Siç shihet, një program tradicional.


Në vazhdim dhe gjatë javës së ardhshme me kulm 26 gushtin, ditëlindjen e Nënë Terezës, pritet që në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të jetë hapur ekspozita "Dymbëdhjetë shenjtorët", ku do të paraqiten vepra për Nënë Terezën dhe për figura të tjerë të fesë së krishterë që kanë lidhje me botën shqiptare, të shpallur shenjtorë nga Selia e Shenjtë. Në ambiente të hapura do të shfaqen filma dokumentarë.


Më 26 gusht, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar hapet një ekspozitë kushtuar Nënë Terezës, me foto dhe objekte të saj. Po këtë ditë, Teatri i Operës dhe Baletit organizon koncertin "Rruga e jetës sime".


Pritet shpallja e konkursit për krijimtarinë më të mirë muzikore kushtuar Nënë Terezës dhe e projektit për një memorial të sajin në Tiranë.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›