Këngëtarja Dua Lipa uron Pavarësinë e Shqipërisë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë.
Në një postim në rrjetin e saj social Instagram, këngëtarja ka postuar një imazh të shqiponjës dy krenare, shoqëruar me vargjet e Himnit Kombëtar.
Këngëtarja Dua Lipa kujdeset që gjithmonë të shprehë urime për festat kombëtare.
Shqiptarët festojnë sot, më 28 nëntor, Ditën e Flamurit, një ngjarje e veçantë që simbolizon bashkimin dhe identitetin kombëtar.
/rtsh.al/