Këngëtarja Shqipe Zani dekorohet nga presidenti Topi

Nderohet me urdhërin "Mjeshtër i Madh", nga presidenti Bamir Topi këngëtarja lirike Shqipe Zani. Urdhëri shoqërohej me motivacionin, “Për kontributin e madh që ajo që ka dhënë në muzikën shqiptare”. E lindur dhe e rritur në qytetin e Ballshit, ajo në skenën shqiptare ka qënë një nga figurat më të spikatura dhe të paharruara.
Shqipe Zani ka interpretuar në mënyrë mjeshtërore, në shumë opera , si në tek "Mrika", "Karnavalet e Korcës”, “Bohemë" etj. Ajo gjatë karrierës së gjatë ka mbajtur 15 recitale, në të gjithë vendin. Këngëtarja Zani ka zënë një
vend të vecantë edhe në interpretimin e këngës popullore shqiptare, të përpunuar nga të gjitha krahinat.