Tiranë, zjarr në "Kodrat e Selitës”, nuk ka rrezik për banesat

Një zjarr i madh është shënuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Mësohet se flakët kanë përfshirë sipërfaqe me shkurre në zonën e "Kodrave të Selitës", por konfirmohet se nuk ka rrezik për banesat. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forca të zjarrëfikëseve si dhe uniformat blu të kryeqytetit. Burime zyrtare nga zjarrëfikëset bëjnë me dije se po punohet për shuarjen e zjarrit, ndërsa theksohet se terreni po vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve.