Këngëtarja serbe fyen shqiptarët në 'Eurosong'

Këngëtarja serbe, Marija Sherifoviç, e cila ka ftuar festivalin e Eurosong-ut në vitin 2007 ka ofenduar gazetarët shqiptarë dhe dyshen e përfaqësueses tonë.
E tëra ndodhi gjatë një konferencë për medie ku ajo u nervozua me pyetjet e gazetarëve shqiptarë të cilët madje nuk ka hezituar as ti ofendojë.
Në momentin kur përfaqësuesit e Serbisë në “Eurosong” janë pyetur se kush ua ka përgatitur kostumet dhe pse personin përgjegjës nuk e kanë dërguar menjëherë në shtëpi, këngëtarja ka reaguar me nervozizëm, shkruan portali serb, “Kurir”.
“Shihni se si dukeni ju”,- ka reaguar Marija. Ky reagim i saj ka ngjallur pakënaqësi tek gazetarët shqiptarë.
Marija Sherifoviç e ka ndjekur edhe natën e dytë të “Eurosong”-ut. Asaj nuk i ka mjaftuar ofendimi i gazetarëve shqiptarë, por i ka komentuar edhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, duke shkruar në profilin e saj në Twitter: “O i idiot i shprishur, pse po bërtet!”ka shkruar ajo./Indeksonline/