E Diel, 1 Nëntor 2026

Zanfina, këngë me Noizzy-n

Gjatë muajve të fundit, kemi pasur rastin të dëgjojnë shumë bashkëpunime muzikore mes artistëve të estradës shqiptare.

Ndërkaq, së shpejti do të kemi rastin të dëgjojmë një duet që me gjasë do të shndërrohet në hit veror.

Bëhet fjalë për këngëtaren Zanfina Ismajli dhe reperin nga Shqipëria Noizzy të cilët, kanë bashkuar forcat për të krijuar këngën, ‘Po Sikur’ që pritet të publikohet së shpejti.

Kënga është punuar nga Durim Kiddo dhe Dj Aboom ndërkaq teksti është shkruar nga vetë Noizzy.

Indeksonline merr vesh se ky projekt tashmë është finalizuar dhe shumë shpejt do ta kemi rastin ta dëgjojmë./M.K//Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›