Kenia, rrëzohet helikopteri, vdes ministri i Brendshëm
Bilanci i aksidentit, katër viktima. Mjeti fluturues ka marr flakë dhe më pas ka shpërthyer
Ministri i Brendshëm i Kenias, George Saitoti, ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në një aksident ajror. Ai ishte duke udhëtuar me një helikopter të policisë, bashkë me asistentin e tij Orwa Ojode. Nga të dhënat e para mësohet se të njëjtin fat si ministri, kanë pasur edhe asistenti i tij dhe dy pilotët e helikopterit.
Ngjarja ka ndodhur në pyllin e Kibikut, në provincën perëndimore të Ngong, jo shumë larg kryeqytetit Nairobi. Dëshmitarët kanë treguar se helikopteri ka marrë flakë përpara se të rrëzohej dhe më pas ka shpërthyer.
Saitoti, ekonomist dhe matematikan, ka mbajtur më herët postin e zëvendëspresidentit. Vitin e kaluar, ai kishte deklaruar se do të garonte në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen këtë vit.
10 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Kenia, rrëzohet helikopteri, vdes ministri i Brendshëm burimi: Gazeta Shqip