E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kenia shpall armiq gomeret e Al Shabab


Kenia cilëson si aktivitet terrorist dhe “anëtarë” të grupit, Al Shabab ( grup terrorist që vepron në Somali me lidhëj të forta me Al Kaedën) edhe kafshët e transportit.

Në një njoftim nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, një drejtues i lartë i ushtrisë keniane, paralajmëroi të gjithë bashkëkombasit e tij dhe somalezët në zonën kufitare mes dy vendeve të mos u shesin kafshë transporti (gomerë) grupeve ekstremiste islamike. Kafshët, thuhet në njoftim, do të konsiderohen si elementë terrorist dhe do të qëllohen nga ushtria.

Paralajmërimi ka ardhur pas raportimeve se Al Shabab përdor kafshët si mjet transporti për kontrabandë armësh.

Mijëra ushtarë kenianë me dhjetra tanke e me mbështetje të fortë nga ajri, kanë hyrë disa kilometra në jug-perëndim të Somalisë në përpjekje për të krijuar një zonë sigurie për ndaljen e sulmeve të grupit Al Shabab në territorin kenian.

Al Shabab akuzohet për aktivitet terrorist, kryesisht pengmarrje të turistëve perëndimorë, duke dëmtuar turizmin kenian, një nga fushat më me peshë në ekonominë vendase.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
"Babëzia po shkakton dëme katastrofike ndaj mjedisit"
Programi i Partisë Socialiste
Sipërmarrësit kundër tatimit progresiv
Ivanovic: KFOR po ngre tensione të kota
Korçë, 8 muaj i zhdukur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›