Ibra Ose iki ose rrah Guardiolen

Nga Barcelona vijnë reagimet e para pas publikimit të një pjese të autobiografisë së Zlatan Ibrahimovic nga gazeta suedeze ‘Afonblandet’.
Në një intervistë për radion katalanase RAC1, zëvendëspresidenti i klubit blaugrana, Carles Vilarrubi, ka zbuluar se në një bashkëbisedim me presidentin Rosell, në prani të agjentit të tij Mino Raiola, sulmuesi suedez kërcënoi se do të rrihte Pep Guardiolën para mediave nëse Barcelona nuk do të lejonte transferimin e tij tek Milani.
Raiola, agjenti i Ibrahimovic, sipas Vilarrubi, ka thënë në takim : “Ibra është nga ata që e bën, kini kujdes.”
Nga ana e tij, Lionel Messi, i cili ishte shkaku kryesor i pakënaqësive të qendërsulmuesit kuqezi në kohën që luante për Barcelonën, ka mohuar të ketë pasur mosmarrëveshje me Ibrën.
“Nuk e di se çfarë mendonte Zlatan, por unë ndihesha mirë në fushë me të, ashtu si të gjithë shokët e mi. Nëse Ibra ka pasur ndonjë problem, e ka pasur me trajnerin dhe jo me ne”, tha Messi për ‘El Mundo Deportivo’.
Sipas Ibrahimovic, problemet me Guardiolën nisën kur ky i fundit vendosi të spostonte Messin nga krahu i sulmit në qendër të tij.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Schalke 04, Huntelaar thyen hundën, operohet
Klaas Jan Huntelaar, sulmuesi i Schalke 04, u operua si pasojë e frakturës së dyfishtë të hundës që pësoi të enjten në mbrëmje në ndeshjen kundër Larnakës (0-0), e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League. Havier Klemente, kandidat për pankinën kuqezi
Pas përjashtimit të Besnik Hasit nga lista e trajnerëve pretendentë për të marrë drejtimin e përfaqësueses kuqezi, FSHF ka rifilluar kërkimet për të gjetur pasardhësin e Kuzhes. Liga e Europës, kualifikohen PSV dhe Bilbao
Në ndeshjet e luajtura të enjte në mbrëmje për Europa Ligë, Lacio me fitoren ndaj Zyrihut, rikthehet si pretendente për kualifikim. Ndërkohë kualifikimin e siguruan Atletiko Bilbao dhe PSV Eindhoven.
Ronaldo, 100 gola me Realin
Kristiano Ronaldo me dy golat e shënuar ndaj Olimpikut të Lionit vendos një rekord të ri personal. Sulmuesi portugez i Realit të Madridit ngjitet në kuotën e 100 golave në 105 ndeshje të zhvilluara me klubin madrilen. Milan në kërkim të zëvendësuesit të Kasanos
Gjendja shëndetësire e Antonio Kasanos ka bërë që Milani të vihet në kërkim të zëvendësuesit të tij. Emri që ka filluar të përmendet së fundmi është ai i Fabio Kualjarelës të cilin kuqezinjtë do të kërkojnë ta blejnë në merkaton e muajit janar.
Lajmet kryesore
Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
"Babëzia po shkakton dëme katastrofike ndaj mjedisit"
Programi i Partisë Socialiste
Sipërmarrësit kundër tatimit progresiv
Ivanovic: KFOR po ngre tensione të kota
Korçë, 8 muaj i zhdukur